Bota

TABELA/ Rriten pagat në Kosovë, mjekëve u shkon deri në 1200 euro, mësuesve në 600 euro

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

1 Shkurt 2023, 11:27 Nga I.A
TABELA/ Rriten pagat në Kosovë, mjekëve u shkon deri në 1200
Foto Ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit që varion nga 2 deri në 18 dhe prodhon vlerën e pagës.

Në shëndetësi, pagat e mjekëve do të jenë nga 7.4 për mjekët e përgjithshëm në 12 për specialistët. Që i bie pagat për shëndetësi do të jenë nga 777 euro, deri në 1,260 euro. Në polici, drejtori i përgjithshëm do të ketë pagë me koeficient 14.5, ndërsa polici i thjeshtë koeficient 5.

Kadeti policor do të ketë koeficientin 2. Në paga i bie që pagat do të sillen nga 525 euro, deri në 1,522.5 euro. Mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë e ka koeficientin 5.8 që i bie që paga është 609 euro . Ndërsa mësimdhënësi në shkollë fillore dhe të mesme të ulët e ka koeficientin 5.6 që i bie 588 euro.

TABELA/ Rriten pagat në Kosovë, mjekëve u shkon deri në 1200
Tabela

hekuran murati albin kurti

Sondazh

Poll