Bota

Andrew dhe Tristian Tate apelojnë vendimin për zgjatjen e paraburgimit: Ju e dini që jemi të pafajshëm

Andrew u dëgjua duke bërtitur, 'ti e di që unë jam i pafajshëm!' teksa doli nga një furgon policie.

1 Shkurt 2023, 10:36 Nga I.A
Andrew dhe Tristian Tate apelojnë vendimin për zgjatjen e
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew dhe Tristan Tate mbërritën këtë mëngjes në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit për të kundërshtuar zgjatjen e periudhës së paraburgimit të tyre. Andrew u dëgjua duke bërtitur, 'ti e di që unë jam i pafajshëm!' teksa doli nga një furgon policie.

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë së shpejti nëse vëllezërit dhe bashkëpunëtorët e tyre të dyshuar paraqesin rrezik për shoqërinë. Ata mbahen aktualisht nën hetim për dyshimin formim të një grupi të organizuar kriminal, trafikim njerëzor dhe përdhunim. Nëse apelimi është i suksesshëm, Andrew dhe Tristan Tate, 34 vjeç, do të lirohen menjëherë. Nëse jo, ata do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 27 shkurt.

Arrestimi i vëllezërve Tate

Andrew dhe vëllai i tij u arrestuan në dhjetor pasi rezidenca e tyre luksoze rumune u bastis nga policia. Ata akuzohen për  joshjen e grave në vilën e tyre , ku të paktën gjashtë u  detyruan të performonin  në video për të rritur që më pas shiteshin në internet. Si pjesë e hetimit të gjerë, policët sekuestruan koleksionin e makinave të Andrew - që vlerësohet nga burimet e policisë të jetë rreth 6 milionë funte. Midis makinave të sekuestruara është një Rolls Royce Wraith blu e vlerësuar në 310,000 £ dhe një McLaren 765LT me vlerë deri në 410,000 £. Automjetet janë dërguar në një vend të panjohur. Ish-polici Luana Alexandra Radu, një nga dy bashkëpunëtorët e dyshuar femra të mbajtura si pjesë e të njëjtit hetim, gjithashtu mbërriti në DIICOT me vëllezërit të mërkurën, sipas raportimeve. Të katër të dyshuarit po mbahen aktualisht në burg në Rumani pasi një gjykatës vendosi se ata duhet të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt. Avokatët e tyre mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.

tristan tate andrew tate

Sondazh

Poll