Bota

”Nobel për Paqen 2023″, Thunberg dhe Navalny, pjesë e listës së kandidatëve

Lista, e cila zakonisht përmban qindra emra, mbahet sekret për të paktën 50 vjet, në përputhje me statutin e çmimit, por disa të përzgjedhur që mund të bëjnë nominime, ata janë të lirë të zbulojnë se kë sugjeruan.

1 Shkurt 2023, 09:39 Nga F.M
”Nobel për Paqen 2023″, Thunberg dhe Navalny, pjesë e
Aleksei Navalny dhe Greta Thunberg

SUEDI- Ambientalistja suedeze Greta Thunberg dhe kreu i Opozitës ruse, Aleksei Navalny janë në listën e personave të nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 2023.

Lista, e cila zakonisht përmban qindra emra, mbahet sekret për të paktën 50 vjet, në përputhje me statutin e çmimit, por disa të përzgjedhur që mund të bëjnë nominime, ata janë të lirë të zbulojnë se kë sugjeruan.

Lan Marie Berg, anëtare e Storting në Oslo dhe profil i fortë i partisë mjedisore në Norvegji deklaroi se ka nominuar dy aktivistet, Greta Thunberg, e cila besohet se ka qenë në listë për disa vite, dhe Vanessa Nakate, Uganda.

Lufta e Ukrainës zë gjithashtu një vend të madh në listë. Nga emrat e bërë publik, shumica janë të lidhur disi me luftën në vazhdim, ose janë kundërshtarë të njohur të presidentit rus Vladimir Putin. Mes të nominuarve është edhe aktivisti i opozitës Vladimir Kara-Murza, i cili u mbijetoi dy helmimeve.

Vitin e kaluar, çmimi i paqes shkoi për organizatat Memorial dhe Qendra për Liritë Civile nga Rusia dhe Ukraina, si dhe të burgosurin Ales Byalyatski nga Bjellorusia.

nobel 2023 greta thunberg aleksei navalny

Sondazh

Poll