Bota

Samiti BE-Ukrainë, takimi mbahet në Kiev këtë javë, zbardhen detajet

Shmygal shtoi se fakti që ky samit i profilit të lartë do të mbahet në kohën kur po vazhdon lufta, është dëshmi për Rusinë se përpjekjet e saj për të ndjellë mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë të Kievit dhe për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE kanë qenë të kota.

1 Shkurt 2023, 09:18 Nga F.M
Samiti BE-Ukrainë, takimi mbahet në Kiev këtë javë,
BE-Ukrainë

UKRAINË- Ukraina do të mirëpresë Samitin BE-Ukrianë, pavarësisht se vendi është vënë në qendër të sulmeve nga Rusia prej thuajse një viti.

“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë.

"Kjo ngjarje është jashtëzakonisht e rëndësishme për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian. Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, theksoi Shmygal.

Shmygal shtoi se fakti që ky samit i profilit të lartë do të mbahet në kohën kur po vazhdon lufta, është dëshmi për Rusinë se përpjekjet e saj për të ndjellë mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë të Kievit dhe për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE kanë qenë të kota.

Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qershorin e vitit të kaluar. Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev. 

lufta ukraine-rusi samiti be-ukraine

Sondazh

Poll