Bota

Deklaratat e Orban, Ukraina i kërkon Hungarisë të ndalë retorikën anti-ukrainase

Sipas zëdhënësit të Punëve të Jashtme Oleg Nikolenko, Hungaria po shkatërron qëllimisht marrëdhëniet hungarezo-ukrainase, për këtë arsye u thirr edhe ambasadori hungarez në Ukrainë

1 Shkurt 2023, 08:40 Nga I.A
Deklaratat e Orban, Ukraina i kërkon Hungarisë të ndalë
István Íjgyártó

UKRAINË- Ministria e Jashtme e Ukrainës e konsideron të papranueshme deklaratën e Viktor Orban në të cilën ai e krahasoi Ukrainën me Afganistanin dhe e quajti atë një tokë të askujt. Sipas zëdhënësit të Punëve të Jashtme Oleg Nikolenko, Hungaria po shkatërron qëllimisht marrëdhëniet hungarezo-ukrainase, për këtë arsye u thirr edhe ambasadori hungarez në Ukrainë.

Ambasadorit István Íjgyártó, Ukraina i shprehu protestën e saj të prerë kundër deklaratave poshtëruese të fundit të kryeministrit Viktor Orbán. Pala hungareze iu bë thirrje që të ndalonte këtë trend negativ për të shmangur pasoja të pariparueshme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Retorika anti-ukrainase që udhëheqja hungareze ka ndjekur prej kohësh është krejtësisht e papranueshme dhe shkakton dëme serioze në marrëdhëniet ukrainas-hungareze," thuhej në notën e protestës.

 

istván Íjgyártó viktor orban lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll