Bota

Priscilla Presley sfidon vlefshmërinë e testamentit të Lisa Marie

Padia citon një ndryshim të 2016-ës në testamentin e Lisa Marie që hoqi Priscilla-n si ekzekutues të pasurisë. Sipas avokatëve të Priscilës, dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë.

31 Janar 2023, 21:05 Nga k.m.
Priscilla Presley sfidon vlefshmërinë e testamentit të Lisa Marie
Priscilla Presley

SHBA- Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së rock and roll-it, Elvis Presley, kundërshtoi ligjërisht vlefshmërinë e testamentit të vajzës së tyre. Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i çiftit, vdiq dy javë më parë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër.

Padia citon një ndryshim të 2016-ës në testamentin e Lisa Marie që hoqi Priscilla-n si ekzekutues të pasurisë. Sipas avokatëve të Priscilës, dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë.

Sipas BBC, në një dosje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, avokatët e 77-vjeçares thanë se ajo u bë në dijeni për "amendamentin e supozuar të vitit 2016" vetëm pas vdekjes së Lisa Marie. Shuma e pasurisë nuk është e qartë, por vitet e fundit financat e Lisa Marie thuhet se kanë qenë në trazira. 

priscilla presley

Sondazh

Poll