31 Janar 2023, 19:55
Nga a.l
Lista Serbe
SERBI- Lista Serbe tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se i njëjti duhet të formohet, pasi është obligim që Kosova ka marrë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Përmes një njoftimi për media, Lista Serbe tha se përfaqësuesit e saj morën pjesë në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.
“Veçmas theksuam se është e nevojshme që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, siç është rënë dakord në Bruksel gjatë negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se krijimi i tij është një obligim që nuk duhet shmangur, sepse duhet të jetë një institucion ombrellë për popullin serb, që do të mbrojë të drejtat individuale dhe kolektive të popullit tonë”, u tha në njoftimin e Listës Serbe.
Në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane morën pjesë zyrtarë qeveritarë, diplomatë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Nikoqiri i këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara veçse e kanë bërë të qartë se nuk mbështesin “asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.
“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Hovenier.
Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton formimin e një Asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij./REL
asosacioni i komunave me shumice serbe
Bota
31 Janar 2023, 19:50
a.l
Tragjedia e migrantëve në ujërat evropiane
ITALI- Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive t&...
Bota
31 Janar 2023, 19:38
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë që u shënua disa ditë më parë në nj...
Bota
31 Janar 2023, 19:33
a.l
Itamar Ben-Gvir
IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir u zotua se do të nxisë dënimin me vdekje me...
Bota
31 Janar 2023, 19:29
A.B
Albin Kurti
SERBI- Mediat serbe raprtojnë se Kosova nuk do të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit t...
Bota
31 Janar 2023, 19:28
a.l
Peter Szijjarto
HUNGARI- Qeveria suedeze duhet të “veprojë ndryshe” nëse dëshiron që të marrë mb&...
Bota
31 Janar 2023, 19:19
a.l
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Greqia nuk do t'i japë Ukrainës tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Lajmin e ka bërë të dit...
Bota
31 Janar 2023, 19:07
a.l
Andrei Medvedev
RUSI- Ish-mercenari i grupit të ushtrisë ruse 'Wagner' i cili po kërkon azil në Norvegji, ka rrëfyer prapaskenat e...
Bota
31 Janar 2023, 19:14
k.m.
Fotot e viktimave
BRITANI E MADHE- Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë së Britanisë (NPCC) dhe Kolegji i Policimit u kan&...
Bota
31 Janar 2023, 18:55
a.l
çifti iranian
IRAN- Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të të 20-tave, pasi n...
Bota
31 Janar 2023, 18:53
A.B
Kryemininistri Kurti nuk do Asociacion njëetnik, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë e sigurojnë se nuk do të jetë i til...