Bota

'Shesim fasule'/ Dy gratë hajdute bëjnë kërdinë në Greqi, hynin nëpër banesa dhe 'ekzekutonin' sendet me vlerë (SKEMA)

Nga video-dokumenti, një qiramarrës i të njëjtit pallat ka njohur dy gratë. Ato kishin tentuar tre muaj më parë të hynin në banesën e saj ndërsa ajo ishte brenda.

31 Janar 2023, 19:59 Nga a.l
'Shesim fasule'/ Dy gratë hajdute bëjnë
Greqi

GREQI- mediat greke qarkullon një video e dy grave hajdute që bastisin shtëpitë në Athinë e më pas largohe pa asnjë gjurmë. Në video ato shihen duke iu afruar hyrjes së një pallati në një rrugë kryesore të Peristerit mëngjesin e së hënës. Pa ngjallur as më të voglin dyshim, futen në pallat dhe i drejtohen banesës së katit të parë. Gruaja që banon në banesë, në gjendje shoku ka përshkruar imazhin që ka parë sapo është kthyer në shtëpi.

U ktheva nga puna rreth tre e gjysmë pasdite dhe shkoj të hap shtëpinë me çelësa. Unë shoh që dera nuk është e mbyllur. Thjesht është tërhequr dhe mbyllur. Hap derën, futem brenda dhe shoh një imazh tronditës. Unë shoh derën e ballkonit të mbyllur dhe qenin tim jashtë", tregoi ajo. 

Dy femrat vëzhguan lëvizjet e njerëzve që jetonin në katin e parë dhe kur panë që ishin larguar, arritën të futeshin pa e thyer as derën. Ata kanë kaluar gjithsej 20 minuta brenda banesës. Gjatë gjithë kësaj kohe, ato mbyllën qenin e familjes në ballkon për të vepruar pa u shqetësuar. 

“Ata kanë hyrë në shtëpinë time, në hapësirën time personale, kanë kontrolluar rrobat e mia, kanë prekur gjërat e mia me duar. Më kanë marrë patjetër arin, unazën që ia kam bërë dhuratë vogëlushit tim dhe disa zinxhirë. Thanë se po shesin fasule”, tha gruaja.

Nga video-dokumenti, një qiramarrës i të njëjtit pallat ka njohur dy gratë. Ato kishin tentuar tre muaj më parë të hynin në banesën e saj ndërsa ajo ishte brenda.

Ata kanë hyrë sërish por jo në shtëpinë time. Ata u përpoqën të hapnin katin e tretë, por gruaja dëgjoi zhurmën, shkoi te dera, i pa dhe u tha se kishin hyrë për të shitur fasule", 

Në pamjet e kamerave të sigurisë janë regjistruar fytyrat e dy femrave, ku autoritetet po e analizojnë për të rënë në gjurmët e dy grave hajdute. 

arrestime ne greqi

Sondazh

Poll