Bota

Tragjedia ulet 'këmbëkryq' në Pakistan/ Pas sulmit në xhami, 49 fëmijë humbin jetën nga përmbysja e varkës në liqenin Tada Dam

Pesë persona u shpëtuan, katër studentë dhe një mësues. Fëmijët ndiqnin një shkollë Kur'anore dhe kishin shkuar në një ekskursion.

31 Janar 2023, 20:24 Nga a.l
Tragjedia ulet 'këmbëkryq' në Pakistan/ Pas sulmit
Anija në Pakistan

PAKISTAN- Ngjarjet tragjike kanë 'gjunëzuar' Pakistanin ditët e fundit. Pas sulmit me bombë në xhami, ku humbën jetën 100 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, raportohet se 49 fëmijë kanë humbur jetën në një liqen në veriperëndim të vendit të cilët po lundronin në një varkë. 

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e 25 zhytësve, kaluan tre ditë duke u përpjekur për të gjetur ndonjë të mbijetuar në liqenin Tada Dam, afër Kohatit në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Mes viktimave është edhe një instruktor dhe operatori i anijes, bëri me dije Fazal Naeem, një zëdhënës i policisë lokale, shkruajnë mediat e huaja. 

 “Anija u përmbys, ishte e mbingarkuar, maksimumi mund të transportonte vetëm 20-25 persona”, shpjegoi ai.

Pesë persona u shpëtuan, katër studentë dhe një mësues. Fëmijët ndiqnin një shkollë Kur'anore dhe kishin shkuar në një ekskursion. Anijet e mbytura me shumë viktima janë të zakonshme në Pakistan, pjesërisht sepse varkat e mirëmbajtura keq janë të mbingarkuara dhe përmbysen./ Dosja.al

fundoset varka ne pakistan

Sondazh

Poll