Aktualitet

Mbyllen 7 Gjykata në rrethe, kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër: Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Kosteri tregon edhe penalizimet që sipas tij kanë qytetarët e të gjithë veriut, të cilët tashmë i drejtohen Tiranës.

31 Janar 2023, 13:30 Nga A.B
Mbyllen 7 Gjykata në rrethe, kreu i Dhomës së Avokatisë
Anton Kosteri

TIRANË- Një ditë para shkrirjes së 7 gjykatave dhe nisjes zyrtarisht të skemës së re të sistemit gjyqësor, është paralajmëruar ndjekje të çështjes në Kushtetuese. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kundërshton këtë model. Ai thotë se çështjen do ta ndjekin deri në fund përmes Gjykatës Kushtetuese. Kosteri tregon edhe penalizimet që sipas tij kanë qytetarët e të gjithë veriut, të cilët tashmë i drejtohen Tiranës.

Kosteri shton se Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka kapacitetet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nga Shkodra drejt Tiranës dërgohen mbi 2000 dosje.

Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Proçeset do gjykohen në Gjykatën e Apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim. Do mësohemi sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin. 2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen. Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në gjykatën e apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim. Me ndërtesën e ndërtuar në vitet e fundit nuk dihet çfarë do të bëhet. Shpresojmë të mos mbesë si shtëpia e mushkajës, siç ka qenë më parë“- ka thënë ai.

Nga 1 Shkurti, në gjykatën e Tiranës do eksportohen 37 mijë dosje nga e gjithë Shqipëria.

anton kosteri mbyllen gjykatat

Sondazh

Poll