Aktualitet

I ftohti "mbërthen" Shqipërinë, Tirana 'zbardhet' në fillim të muajit Shkurt

Sipas parashikimit të motit, në Tiranë reshje bore pritet të ketë më 7 dhe 8 shkurt.

31 Janar 2023, 12:54 Nga A.B
I ftohti "mbërthen" Shqipërinë, Tirana
Debore

TIRANË- Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë kohës. Gjithë kjo javë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente pasditen e sotme dhe do të  shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Mirëpo ditën e enjte do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore. Shume vende në veri, verlilindje e juglindje janë zbardhur nga bora ndërkohë që edhe në Tiranë do të ketë reshje dëbore.

Sipas parashikimit të motit, në Tiranë reshje bore pritet të ketë më 7 dhe 8 shkurt. Por, intesiteti i reshjeve do të jetë i vogël dhe afatshkurtër.

moti ne shqiperi

Sondazh

Poll