Aktualitet

E pëson nga dashuria! Shqiptari i dënuar me 5 vite burg shkon në Itali për të takuar të dashurën, Policia e arreston

Ditën e djeshme, Karabinierët e Stacionit, duke kontrolluar bazat e të dhënave, zbuluan se personi në fjalë ishte kthyer në Itali dhe sipas të gjitha gjasave shkoi të takonte vajzën e re.

31 Janar 2023, 12:31 Nga A.B
E pëson nga dashuria! Shqiptari i dënuar me 5 vite burg shkon në
Policia

ITALI- Një shqiptar e ka pësuar nga dashuria. 22-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për të vuajtur dënimin me 5 vite për krime që variojnë nga vjedhja e deri tek trafiku i drogës. Ai është dënuar nga Prokuroria Publike e Maceratës, për krime të kryera midis Bolonjës dhe Maceratës midis 2019 dhe 2022.

Megjithatë, 22-vjeçari shqiptar edhe pse banues në Fontanellato, udhëton mes Italisë dhe Shqipërisë. E vetmja lidhje me provincën e Parmës është e fejuara e tij. Ditën e djeshme, Karabinierët e Stacionit, duke kontrolluar bazat e të dhënave, zbuluan se personi në fjalë ishte kthyer në Itali dhe sipas të gjitha gjasave shkoi të takonte vajzën e re.

Më pas, atë e kanë telefonuar dhe i kanë njoftuar se djali duhet të paraqitet në kazermë për njoftimin e disa dokumenteve. Sapo mbërriti ai u arrestua dhe u dërgua në burg në Parma.

Burimi: ParmaToday

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll