Aktualitet

Gjendet i vdekur në Vlorë 51-vjeçari nga Kukësi, kalimtarët e pikasën të hedhur në kanal

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, por nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. 

31 Janar 2023, 11:56 Nga F.M
Gjendet i vdekur në Vlorë 51-vjeçari nga Kukësi,
Foto Ilustruese

VLORË- Një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur i vdekur në Vlorë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se trupi i 51-vjeçarit është gjetur rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, në një kanal me ujë. I ndjeri është pikasur nga kalimtarët. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, por nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

policia e vlores

Sondazh

Poll