Politike

Abuzimi me "start-up", Edona Bilali: Absurde! Kuptova se kishte narrativë politike pas akuzave

Edona Bilali tha se të gjitha ishin absurde, por që me kalimin e kohës ajo kishte kuptuar se ishin të gjitha në kuadër të politikës.  

30 Janar 2023, 17:16 Nga k.m.
Abuzimi me "start-up", Edona Bilali: Absurde! Kuptova se kishte
Edona Bilali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritua ndaj saj lidhur me ndarjen e "start-up" me miqtë dhe personat e afërt me partinë në pushtet. Në një intervistë për "Report TV", ministrja Bilali tha se të gjitha ishin absurde, por që me kalimin e kohës ajo kishte kuptuar se ishin të gjitha në kuadër të politikës.  

"Absurdi ka kulmuar me start-up. Në fillim mendoja se janë nga mungesa e informacionit por e kuptova se ka një narrativë politike. Vendet e tjera e kanë priotizuar ekosistemin e start-upeve një dekadë më parë. Në thirrjen e parë janë alokuar 2.4 mln euro që janë shpërndarë. Ndërkohë që sa i përket start-up, mendoj që edhe po të kishim dashur që të kishim mbështetur kategori të caktuara nuk do kishim prodhuar rezultate më të mira. TIK është e para nga përfituesit,"-tha Edona Bilali.

Ç'transmetoi emisionin "Piranjat" në lidhje me start-up?

Emisioni 'Piranjat' denoncoi se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ tregoi se paratë ishin ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Por në listë nuk kishte emra. Sot, është reagimi i radhës i ministres lidhur me këtë çështje. 

edona bilali

Sondazh

Poll