Art&Argëtim

Shakira e "shkatërroi", e dashura e re e Pique shkon tek psikologu

Sipas raporteve të huaja, Clara Chía, partnerja e re e futbollistit, nuk e ka përballuar më presionin, ndaj ka vendosur që të kërkojë mbështetjen e ekspertëve.

29 Janar 2023, 16:11 Nga k.m.
Shakira e "shkatërroi", e dashura e re e Pique shkon tek
Shakira, Clara Chía dhe Pique

SPANJË- Shakira mori hak ndaj tradhëtisë së Pique me këngën e saj të re, e cila është bërë virale në mbarë botën. Sipas raporteve të huaja, Clara Chía, partnerja e re e futbollistit, nuk e ka përballuar më presionin, ndaj ka vendosur që të kërkojë mbështetjen e ekspertëve.

Duke qenë se identiteti i saj nuk fshihet më, por edhe presioni i ushtruar, kanë detyruar të renë që të kujdeset për shëndetin e saj mendor dhe të konsultohet me ekspertë.

Gazetari Saul Ortiz dha detaje të tjera mbi gjendjen e saj.

“Ajo ka shkuar tek shtëpia e prindërve të saj për rreth 8 ditë dhe po punon në distancë. Ajo kishte nevojë për një strehë sepse gjendja e saj mendore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të flitesh nga e gjithë Spanja dhe e gjithë bota,”- tha ai.

 

clara chía shakira

Sondazh

Poll