Art&Argëtim

FOTOT: Georgina Rodriguez "heq" shaminë dhe festoi ditëlindjen e parë në Arabinë Saudite me... dekolte

Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.

29 Janar 2023, 16:05 Nga k.m.
FOTOT: Georgina Rodriguez "heq" shaminë dhe festoi
Georgina Rodriguez

ARABIA SAUDITE- Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos. Megjithatë, rregullat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk do të adoptohen shumë lehtë për partneren e futbollistit, e cila njihet për veshjet e saj seksi.

Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.

Ajo tashmë ka bërë përpjekje për t'iu përshtatur mentalitetit saudit, pasi pak ditë më parë u shfaq e veshur me shami, e ndërthurur gjithmonë me stilin e saj personal. Në shtëpi, megjithatë, ajo mund të veshë çfarë të dojë dhe të pozojë për foto për t'i ndarë me miqtë e saj në internet.

Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez ka veshur sërish një fustan me dekolte dhe ka festuar me familjen e saj, ndoshta në shtëpinë e tyre. 

Në mbishkrimin e postimit të saj, Rodriguez shkroi: 29 vjeçe e rrethuar nga njerëz dhe njerëz të vegjël që i dua me gjithë zemër. Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri.

georgina rodriguez

Sondazh

Poll