Politike

Berisha: Veliaj është në tavë, kokë e këmbë i implikuar, bëri një udhëtim të fshehtë

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Veliaj është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal kokë e këmbë.

30 Janar 2023, 12:35 Nga I.A
Berisha: Veliaj është në tavë, kokë e këmbë i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer një udhëtim të fshehtë në SHBA. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Veliaj është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal kokë e këmbë. Ndërkohë që theksoi se hetimi do të tregoj nëse Veliaj shkoi në SHBA për të dëshmuar apo për ndonjë çështje tjetër. 

"Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshetë. është në tavë, është te xhepi i implikuar. Shkoi për të dëshmuar apo shkoi për çështje tjetër, ketë ta tregoi hetimi," tha Berisha.

sali berisha erion veliaj charles mcgonigal

Sondazh

Poll