Bota

Kremlini i përgjigjet Johnson: Putin nuk e kërcënoi, ai ose është keqkuptuar ose po gënjen

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ajo që tha Johnson nuk ishte e vërtetë por ishte një gënjeshtër.

30 Janar 2023, 12:22 Nga I.A
Kremlini i përgjigjet Johnson: Putin nuk e kërcënoi, ai
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini pretendoi sot se ish-kryeministri britanik Boris Johnson gënjeu kur tha se Presidenti Vladimir Putin e kërcënoi atë me një sulm raketor gjatë një telefonate përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ajo që tha Johnson nuk ishte e vërtetë por ishte një gënjeshtër.

Johnson mw parw tregoi se lideri rus e kishte kërcënuar atë me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë.

“Në një moment ai më kërcënoi dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të zgjasë vetëm një minutë’ ose diçka e tillë, ” tha Johnson.

Peskov deklaroi: Nuk ka pasur kërcënime me raketa. Ose ishte një gënjeshtër e qëllimshme, dhe ju duhet të pyesni zotin Johnson pse zgjodhi ta shprehte kështu ose ishte një gënjeshtër e pavetëdijshme dhe ai nuk e kuptonte vërtet atë që po i thoshte Putini.

Peskov tha se Putini i kishte shpjeguar Johnson-it se nëse Ukraina i bashkohej aleancës së NATO-s, vendosja e raketave të SHBA-së ose NATO-s pranë kufirit të Rusisë do të nënkuptonte se çdo raketë mund të arrinte në Moskë brenda pak minutash dhe shtoi se mund të ketë pasur një keqkuptim. 

"Nëse është kuptuar kështu ky pasazh, atëherë është një situatë shumë e pakëndshme," tha Peskov.

 

boris johnson vladimir putin dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll