Bota

Pak orë para prezantimit të Draft-Statutit të Asociacionit, drejtori i FES takohet me zyrtarë të LVV-së

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të LVV-së, bëhet e ditur se kjo parti është kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.

30 Janar 2023, 12:14 Nga I.A
Pak orë para prezantimit të Draft-Statutit të Asociacionit,
Takimi

KOSOVË- Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ, Alim Rama dhe sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku kanë pritur të hënën në takim drejtorin e FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee, me të cilin biseduan edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të LVV-së, bëhet e ditur se kjo parti është kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.

“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LVV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”, thuhet një njoftim.

Po ashtu nga LVV thonë se Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim të LVV-së.

Ndryshe, të hënën pritet që FES-i të bëjë prezantimin e një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

alim rama hajrulla Çeku

Sondazh

Poll