Bota

Rrëzohet avioni i forcave ajrore në Greqi, bie në det, mister fati i dy personave që ishin në bord

Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, një kapiten dhe një ndihmës pilot.

30 Janar 2023, 09:58 Nga F.M
Rrëzohet avioni i forcave ajrore në Greqi, bie në det, mister
Foto Ilustruese

GREQI- Një avion Phantom i forcave ajrore në Greqi është rrëzuar në një zonë detare. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Avioni F-4 (dy vendësh) i 338M/117PM që po kryente një fluturim stërvitor u rrëzua në zonën detare 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas. 

Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, një kapiten dhe një ndihmës pilot. Aktualisht po zhvillohet një operacion kërkim-shpëtimi nga forcat e Rojës Bregdetare, Forcave Ajrore dhe Policisë për gjetjen e operatorëve.

rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll