Bota

Sulm me armë zjarri në një klub nate në Meksikë, vdesin 8 persona

Sipas raportit nga Sekretariati i Sigurisë, gjashtë persona vdiqën në vend dhe dy të tjerë ndërruan jetë në spital gjatë marrjes së ndihmës mjekësore. Ndërsa pesë persona u shtruan në spital pas plagëve të marra.

30 Janar 2023, 09:56 Nga F.M
Sulm me armë zjarri në një klub nate në Meksikë, vdesin
Meksikë

MEKSIKË- Tetë persona kanë humbur jetën në një përplasje me armë zjarri të ndodhur në një klub nate në Jerez, një qytet në Meksikën veriore. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së shtunës kur burra të armatosur hynë brenda dhe filluan të qëllonin.

Sipas raportit nga Sekretariati i Sigurisë, gjashtë persona vdiqën në vend dhe dy të tjerë ndërruan jetë në spital gjatë marrjes së ndihmës mjekësore. Ndërsa pesë persona u shtruan në spital pas plagëve të marra.

Mes viktimave ka muzikantë, klientë dhe punonjës të klubit të natës. Zacatecas është një pikë strategjike për tregtinë e drogës në SHBA. Qindra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Jerez.

meksike te shtena ne meksike

Sondazh

Poll