Bota

Kreu i NATO-s thirrje Koresë së Jugut: Rrisni mbështetjen ushtarake në Ukrainë

Duke folur në Institutin Chey për Studime të Avancuara në Seul të hënën, Stoltenberg falënderoi Korenë e Jugut për ndihmën e saj jovdekjeprurëse për Ukrainën, por i kërkoi asaj të bëjë më shumë, duke shtuar se ka një nevojë urgjente për municion.

30 Janar 2023, 09:29 Nga I.A
Kreu i NATO-s thirrje Koresë së Jugut: Rrisni mbështetjen
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke sugjeruar që ajo të rishqyrtojë politikën e saj për të mos eksportuar armë në vendet në konflikt. Duke folur në Institutin Chey për Studime të Avancuara në Seul të hënën, Stoltenberg falënderoi Korenë e Jugut për ndihmën e saj jovdekjeprurëse për Ukrainën, por i kërkoi asaj të bëjë më shumë, duke shtuar se ka një nevojë urgjente për municion.

"I bëj thirrje Republikës së Koresë që të vazhdojë dhe të përshpejtojë çështjen specifike të mbështetjes ushtarake. Në fund të fundit, është një vendim që duhet të merrni, por unë do të them se disa aleatë të NATO-s, të cilët kanë pasur si politikë që të mos eksportojnë kurrë armë në vendet në konflikt, e kanë ndryshuar atë politikë tani” tha ai.

Në takimet me zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut, Stoltenberg argumentoi se ngjarjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut janë të ndërlidhura me rajone të tjera dhe se aleanca dëshiron të ndihmojë në menaxhimin e kërcënimeve globale duke rritur partneritetet në Azi.

Koreja e Jugut ka nënshkruar marrëveshje të mëdha duke siguruar qindra tanke, avionë dhe armë të tjera për Poloninë anëtare të NATO-s që nga fillimi i luftës, por presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se ligji i vendit të tij kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt e bën sigurimin armët për Ukrainën e vështirë. Stoltenberg vuri në dukje se vende të tilla si Gjermania, Suedia dhe Norvegjia kishin politika të ngjashme, por i ndryshuan ato.

“Nëse nuk duam të fitojë autokracia dhe tirania, atëherë atyre u duhen armë, ky është realiteti”, tha ai, duke iu referuar Ukrainës.

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll