Bota

Krim brenda familjes në Itali, gruaja vret burrin teksa hanin darkë, dëshmitar djali vetëm 15 vjeç

Vrasja ndodhi brenda shtëpisë së bashkëshortëve, pas një zënke mes autores dhe partnerit të saj, Romano Fagoni, që duket se ishin të shpeshta kohët e fundit.

30 Janar 2023, 08:20 Nga F.M
Krim brenda familjes në Itali, gruaja vret burrin teksa hanin darkë,
Raffaella Ragnoli dhe Romano Fagoni

ITALI- Raffaella Ragnolika, 56 vjeçe ka vrarë me thikë bashkëshortin e saj, 59 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Nuvolento, në provincën e Brescia-s në Itali.

Sipas TG24, në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, i pranishëm ishte djali 15-vjeçar i çiftit. Ishte pikërisht i mituri që telefonoi shërbimet e emergjencës. Vrasja ndodhi brenda shtëpisë së bashkëshortëve, pas një zënke mes autores dhe partnerit të saj, Romano Fagoni, që duket se ishin të shpeshta kohët e fundit.

Sipas të dhënave të para të hetuesve, sherri shpërtheu gjatë kohës që po hanin darkë. Pikërisht në këtë moment gruaja mori një thikë dhe e goditi të shoqin në fyt. Përveç djalit të mitur, çifti kishte edhe një vajzë të madhe, e cila nuk jetonte më me prindërit.

raffaella ragnolika romano fagoni

Sondazh

Poll