Bota

E KALUARA E ERRËT - DOKUMENTI/ Vuçiç u sanksionua gjatë luftës në Kosovë, iu ndalua hyrja në BE si ministër i Millosheviçit

Si njeri i besuar i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, Vuçiç kishte për detyrë të kontrollonte opinionin publik, të izolonte shoqërinë serbe nga informacionet e padëshiruara nga bota e jashtme dhe të disiplinonte mediat e papërshtatshme.

29 Janar 2023, 19:53 Nga k.m.
E KALUARA E ERRËT - DOKUMENTI/ Vuçiç u sanksionua gjatë
Aleksandër Vuçiç

SARAJEVË- Portali boshnjak "Istraga" publikoi sot në profilin e tij në Twitter dokumentacionin që konfirmon se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte vendosur nën sanksionet e Bashkimit Evropian në shtator të vitit 1999. Përkatësisht, si ministër i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE.

Si njeri i besuar i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, Vuçiç kishte për detyrë të kontrollonte opinionin publik, të izolonte shoqërinë serbe nga informacionet e padëshiruara nga bota e jashtme dhe të disiplinonte mediat e papërshtatshme.

Ka një seri të tërë shembujsh kur Vuçiç, si ministër i Millosheviçit, kërcënoi lirinë e mediave, dhe "obsesioni" i presidentit serb për të kontrolluar publikun shihet më së miri sot kur regjimi i tij kontrollon shumicën e mediave në Serbi. Sot, Vuçiç përdor mediat rreptësisht të kontrolluara për të “ripikturuar” të kaluarën e tij politike, duke u përpjekur të heqë nga biografia e tij të gjitha ato fakte që sot, kur dëshiron të paraqitet si një lider paqësor, i dëmtojnë imazhin e tij publik.

Megjithatë, nuk shkon aq lehtë sa ai e imagjinonte...

aleksander vucic

Sondazh

Poll