Bota

Alfredo Cospito, kush është dhe çfarë bëri anarkisti në 41-biss. Cila është lidhja me sulmet ndaj diplomatëve?

Alfred Cospito, 55 vjeç, anarkist, ideolog Fai-Fri, mbahet nën regjimin 41 bis në burgun e Sassarit dhe është në grevë urie që prej tetorit, prej 101 ditësh.

29 Janar 2023, 19:27 Nga k.m.
Alfredo Cospito, kush është dhe çfarë bëri anarkisti
Alfredo Cospito

ITALI- Më 26 janar, ai ra në dush dhe theu hundën, kështu që nuk mund të durojë më të dalë dhe të ecë në ajër, sepse është shumë i dobët. Kështu tha mbrojtësi i tij, avokati Flavio Rossi Albertini. Alfred Cospito, 55 vjeç, anarkist, ideolog Fai-Fri, mbahet nën regjimin 41 bis në burgun e Sassarit dhe është në grevë urie që prej tetorit, prej 101 ditësh.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, pas përshkallëzimit të dhunës ku është shprehur se

“Sulmet e kryera kundër diplomacisë sonë në Athinë, Barcelonë dhe Berlin, si dhe atë të Torinos, dhuna në rrugë në Romë dhe Trento, plumbat drejt drejtorit i Tirreno -s dhe Prokurorit të Përgjithshëm Francesco Saluzzo , kokteji Molotov kundër një komisariati. Ta dini që veprime të tilla nuk do të frikësojnë institucionet . Aq më pak nëse qëllimi është lirimi i regjimit më të ashpër të burgjeve për ata që janë përgjegjës për aktet terroriste, shteti nuk pajtohet me ata që kërcënojnë,”- thuhet një njoftim.

Kush është Alfredo Cospito: lideri anarkist në 41 bis?

Alfredo Cospito, është anarkisti 55 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për një sulm të ndodhur në vitin 2006 në shkollën e Karabinierëve të Fossanos. Për arrestimin e Cospitos janë dërguar edhe më parë paralajmërime në zyrat e Europolit në Bergamo ku u dërgua një bombë në shenjë paralajmërimi. Cospito arriti të koordinojë një rrjet anarkist shumë operacional dhe të rrënjosur në nivel evropian. Por më pas, megjithë zbatimin e 41 bis, anarkistët vazhduan të godasin në disa vende. Kambana më e rëndë e alarmit kishte qenë sulmi kundër Susanna Schlein, këshilltare e parë e ambasadës italiane në Athinë, së cilës iu dogj makina në fillim të dhjetorit, në mes të natës, ndërsa ajo ishte në shtëpi me fëmijët e saj.

Në vitin 2016, policia e Torinos urdhëruan arrestimin dhe të pesë personave të tjerë, përfshirë partneren e tij Anna Beniamino. Ndaj tij qëndrojnë akuza shumë të rënda. Mes tyre përfshihet shpërthimi në Parkun Dukal të Parmës më 24 tetor 2005, dërgimi, më 2 nëntor 2005, i një pakoje shpërthyese kryetarit të atëhershëm të Bolonjës Sergio Cofferati, një bombë e dërguar në vitin 2006 në redaksinë e ‘CronacaQui’ në Torino, e cili shpërtheu dhe plagosi në sy redaktorin e gazetës Beppe Fossati.

Grupi i Cospetos ishte gjithashtu përgjegjës për shpërthimin e dy bombave të vendosura në dhjetor 2003 pranë shtëpisë së Romano Prodit në Bolonjë. Ky hetim përfshin edhe sulmin në shkollën e Karabinierëve në Fossano. Fakte për të cilat, Cospito u dënua me 20 vjet edhe pse Kasacioni vendosi një apel të ri për të ricaktuar dënimin duke pasur parasysh se nuk është kryer krimi i masakrës së përbashkët, por ai i masakrës politike. Gjë që parashikon edhe burgim të përjetshëm./corriere.it

alfredo cospito

Sondazh

Poll