Bota

Ishte i arrestuar për mafien, 47-vjeçari vret veten në burgun e Palermos. Familjarët me dyshime, kërkojnë hetime

Gloria po vuante një dënim të fundit për zhvatje. Tetorin e kaluar, ai u dënua me 12 vite të tjera për lidhjet me mafian. 

29 Janar 2023, 19:06 Nga k.m.
Ishte i arrestuar për mafien, 47-vjeçari vret veten në burgun e
Foto ilustruese

PALERMO – Ai quhet Fabio Gloria, 47 vjeç, ra në burg për mafian, por i mori jetën vetes. Sipas mediave italiane, të afërmit e Glorias nuk besojnë në hipotezën e vetëvrasjes. Ndaj nëpërmjet avokates Rosamaria Salemi kërkojnë qartësi.

Gloria po vuante një dënim të fundit për zhvatje. Tetorin e kaluar, ai u dënua me 12 vite të tjera për lidhjet me mafian. 

Brenda burgut kishte shpërthyer një sherr mes një grupi napolitanësh. Gloria dyshohet se ndërhyri në mbrojtje të një prej të burgosurve.

Pasditen e djeshme ai është lejuar të bëjë një video-telefonatë me familjarët të cilët kanë vënë re menjëherë shenjat e dukshme të dëmtimeve në fytyrë nga goditjet e marra gjatë sherrit. Megjithatë, famijarët thanë se Gloria ishte i qetë.

Asnjë detaj nuk e paralajmëroi aktin e vetëvrasjes, ndaj dhe familjarët kërkojnë hetim.

burgu i palermos itali

Sondazh

Poll