Sport

Galatasary, “gjiganti” turk, në ndjekje të Uzunit, e kërkojnë edhe në Premier League...

Ndaj Andorrës, sulmuesi shqiptar i Kombëtares kuqezi Myrto Uzuni, shënoi një dopiedë golash

29 Janar 2023, 08:32 Nga DOSJA
Galatasary, “gjiganti” turk, në ndjekje të Uzunit, e

TIRANE - Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat shumë të mirë me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga 2 me 14 gola të realizuar në 22 ndeshje.

Shtypi spanjol shkruan se 27-vjeçari nga Berati ka përfunduar në fokusin e Galatasaray. Granada kërkon 12 milionë euro për ta lënë të lirë, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Uzunit. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli për momentin nuk e arrijnë atë shifër, por bisedimet vazhdojnë. Interesim për lojtarin shqiptar ka shfaqur edhe Leeds United.

Granada fitoi dje 2-0 ndaj Andorra falë dygolëshit të Myrto Uzunit brenda çerekorëshit të parë të sfidës. Ekipi spanjol është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt dhe vazhdon të luftojë për rikthimin në elitë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll