Sport

Serie A/ Dzeko shpik, Lautaro shënon: Interi fiton me përmbysje në Cremona... (video)

Pasi pësoi golin e parë në fushën e Cremonese, Interi triumfoi 2-1 këtë të shtunë për të rifituar vendin e dytë në Serie A.

28 Janar 2023, 22:54 Nga DOSJA

Serie A/ Dzeko shpik, Lautaro shënon: Interi fiton me përmbysje

ITALI - I mundur nga Empoli (0-1) më 23 janar, Interi reagoi këtë të shtunë në terrenin e Cremonese (2-1), falë një dopieje të argjentinasit Lautaro Martinez (21’ dhe 65’). Zikaltrit pësuan golin e parë, të shënuar nga Okereke (11’), por ata dominuan shumicën e kohës dhe monopolizuan topin dhe patën shumicën dërrmuese të rasteve.

Interi arriti tashmë në 40 pikë, duke u pozicionuar për momentin përpara Milanit, me dhjetë pikë prapa Napolit, që pret AS Roma këtë të dielë. Në ‘Zini’ u luajt me ritëm të lartë, skuadra luajtën të zgjatura që lejuan edhe shumë mundësi shënimi. Zikaltrit ishin më kërkues, duke u shpërblyer me fitoren.

Çështje tjetër për Cremonesen, pavarësisht një paraqitjeje të mirë ndaj Interit, ajo përjeton fundin e renditjes. Një situatë e palëvizshme, pavarësisht shenjave pozitive të kurës Ballardini. Loja me zikaltrit nuk solli pikë, por gjithsesi japin moral dhe indikacione për ndeshjet e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll