Sport

VIDEO/ Gruaja e Keita Balde, 'e shkatërron' Mauro Icardin: “Unë nuk jetoj me gossip!”...

“Unë nuk jetoj duke e ekspozuar jetën time në Instagram”,- ka thënë gruaja e Keita. “Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat”…

28 Janar 2023, 22:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Gruaja e Keita Balde, 'e shkatërron' Mauro Icardin:

SPANJE - Përgjigjja nuk ka vonuar për futbollistin argjentinas. ‘Spiunimet’ hakmarrëse nuk e justifikuar përdorimin e tyre. Fjalët e Icardit janë shpërfillur dhe përgënjeshtruar nga Simona Guatieri, bashkëshortja e Keita Baldes, e cila në një mënyrë ka kaluar edhe në sulm.

Nuk kanë fund tronditjet në marrëdhënien torturuese mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Sipërmarrësja argjentinase dyshohet se e ka tradhëtuar ish-bashkëshortin e saj me një ish-shokun e tij të skuadrës te Inter. Një flirt me senegalezin Keita Balde, në të cilën është përfshirë edhe bashkëshortja e tij. Zërat e ardhura nga Spanja, në fakt tërbuan sulmuesin e Galatasaray, që kontaktoi gruan e Keitas, Simona Guatieri. Argjentinasi i tregoi asaj për ngacmimin e bashkëshortit të saj. E përgjigja e gruas nuk vonoi…

VIDEO/ Gruaja e Keita Balde, 'e shkatërron' Mauro Icardin:

Lajmin për historinë e Keita Balde me Wanda Nara në Dubai e kishte raportuar gazetari spanjol Jordi Martin gjatë Intruso. E përgjigja e Simona Guatieri për Icardi erdhi pikërisht në të njëjtin program: “Unë nuk jetoj me gossip. Nuk jetoj duke e ekspozuar jetën time në Instagram”,- tha gruaja e Keita. “Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat. Postoj foto të familjes dhe gjërave të mia në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Unë nuk jetoj me këtë dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht i ndryshëm nga ata. Kjo nuk do të thotë se unë jam e mirë dhe ata janë të këqij, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm”.

Pasi theksoi dallimet mes dy llojeve të çifteve, Simona Guatieri u fut në detaje: “Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se im shoq e ftoi gruan e tij në Dubai. Është një lajm total i rremë, sepse ai është atje me nënën dhe babain e tij. Shkuan atje për t’u takuar, shpjegoi ajo. - Tani ai është i fokusuar te ekipi, nuk mund të largohet prej andej. Unë do të shkoj në Dubai me fëmijët e mi, se ai ka 3 ditë pushim dhe do të shihemi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll