Bota

Suedia: Kemi vendosur në pauzë të përkohshme procesin e anëtarësimit në NATO

Suedia ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e saj për t'u anëtarësuar në NATO pas ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat panë demonstrata kundër presidentit turk Erdogan dhe djegien e një kopje të Kuranit në Stokholm dhe Kopenhagë.

29 Janar 2023, 08:18 Nga I.A
Suedia: Kemi vendosur në pauzë të përkohshme procesin e
Suedi

SUEDI- Suedia ka vënë në pritje procesin e anëtarësimit në NATO, pas ngjarjeve të javës. Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm i vendit skandinav, Tobias Billström.

"Ngjarjet e javëve të fundit e kanë çuar përkohësisht procesin në një ngërç ," i tha Billström gazetës Expressen, duke shtuar se qeveria suedeze tani po investon energji dhe kohë për të tentuar të "zgjidhë" procesin.

Billström i tha televizionit suedez të shtunën se ministria e jashtme kishte bërë shumë punë në trajtimin e zemërimit turk në javët e fundit kundër Suedisë dhe se mund të marrë pak kohë"që kjo ndjenjë anti-suedeze të ulet." Suedia ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e saj për t'u anëtarësuar në NATO pas ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat panë demonstrata kundër presidentit turk Erdogan dhe djegien e një kopje të Kuranit në Stokholm dhe Kopenhagë.

Presidenti i Turqisë tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për t'u bashkuar me NATO-n, ndërsa një takim midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës i planifikuar për në shkurt u shty për një kohë të pacaktuar.

nato tobias billström

Sondazh

Poll