Sport

Al Khelaifi ka ‘frikë’, ndaj nuk do të presë verën, por përkon ta marrë që tani Skriniar...

Sipas “Foot Mercato” presidenti Nasser Al Khelaifi po përpiqet të përfundojë menjëherë transferimin e Milan Skriniar te Paris Saint-Germain dhe të mos presë që ta marrë atë në verë si lojtar i lirë.

28 Janar 2023, 18:19 Nga DOSJA

Al Khelaifi ka ‘frikë’, ndaj nuk do të presë

FRANCE - Milan Skriniar ka qenë prej kohësh objektivi i madh i Paris Saint-Germain për të forcuar mbrojtjen e tyre. Të dyja palët kanë qenë afër marrëveshjes që verën e kaluar, por marrëveshja mes parizienëve dhe Interit nuk përfundoi. 

Sipas L’Equipe, kampionët e Francës kanë rënë dakord me mbrojtësin sllovak për ta marrë atë në verën kur ai është i lire lojtar, por në bazë të të dhënave të reja, mundësia e zhvillimeve të menjëhershme është e hapur!

Sipas “Foot Mercato” Nasser Al Khelaifi e ka marrë personalisht çështjen dhe synon të mbyllë transfertën brenda dritares së janarit! Qendërmbrojtësi 27-vjeçar ka tërhequr interes nga klubet e Premier League dhe është i prirur të shmangë një përfshirje të mundshme. Milanezët thuhet se po kërkojnë 15-20 milionë euro për largimin e sllovakut gjashtë muaj përpara se të skadojë kontrata e tij.

Milan Skriniar ka bërë 267 ndeshje në të gjitha garat këtë vit, teksa luan për Interin që nga viti 2017 dhe vlera e tij në treg vlerësohet në 60 milionë euro. Me zikaltrit mbrojtësi sllovak ka fituar një kampionat, një kupë dhe dy Superkupa Italie.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll