Sport

“Është projekti i gjyshit tim!”: John Elkann, përgënjeshtron fjalët për shitjen e Juves...

“Andrea mbetet aksioner i Holding-ut tonë 'Giovanni Agnelli Bv', ku ai ulet në bordin e drejtorëve. Ai kreu një punë shumë të rëndësishme si president i Juventus për dhjetë vjet”

28 Janar 2023, 17:33 Nga DOSJA
“Është projekti i gjyshit tim!”: John Elkann,

ITALI - Pavarësisht stuhisë së fundit, John Elkann rikonfirmon angazhimin e dinastisë Agnelli ndaj Juventusit. “Është një lidhje e fortë që ka përballuar kriza të ndryshme gjatë ekzistencës së saj, - shpjegoi numri një i Exor.

Në një intervistë për Les Echos, Elkann konfirmoikontrollin mbi klubin: “Nuk kam ndërmend të heq dorë nga një nga pasionet e mëdha të gjyshit tim. Gjithmonë e kam admiruar guximin e avokatit. Nëse ka një shembull që ai më ka dhënë, është se gjithmonë ka marrë përgjegjësitë e tij. Kjo edhe në momente të vështira dhe pavarësisht ulje-ngritjeve që ka kaluar”.

“Fillimisht me FCA, pastaj me Stellantis, e çuam përpara projektin e gjyshit tim, - tha Elkann. - Qëllimi i tij ishte të kishte dimensionet që të mund të konkurronte në nivel global. Jam shumë krenar të shihja realitetin e Stellantis sot. Të shihja se si me familjen Peugeot në anën tonë, si aksioner kryesorë dhe Carlos Tavares, si menaxher të përgjithshëm, ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë një ‘mobile tech company’, lider botëror në lëvizshmërinë e qëndrueshme”.

Elkann përsëriti konceptin duke zgjeruar diskutimin për bashkimin franko-italian që lindi grupin Stellantis. “Të gjitha kompanitë e lidhura me territorin e tyre (Peugeot, Citroën, Fiat, Jeep, Ram, etj.) janë shumë më të forta, duke qenë pjesë e së njëjtës familje Stellantis, - shtoi ai. - Holanda është një vend që ka favorizuar gjithmonë multinacionalet. Markat që kontrollojmë janë të gjalla, sepse i përkasin Stellantis dhe respektojnë identitetin”.

Më pas vjen edhe ndonjë saktësim edhe për Andrea Agnelli. “Andrea mbetet aksioner i Holding-ut tonë 'Giovanni Agnelli Bv', ku ai ulet në bordin e drejtorëve. Ai kreu një punë shumë të rëndësishme si president i Juventus për dhjetë vjet, - shpjegoi John Elkann. - Ai vendosi me bordin e shoqërisë të bëjë një hap pas për t’u mbrojtur më mirë kundër një sërë akuzash që deri më sot nuk janë vërtetuar fare. Ai dëshiron të përfundojë këtë kapitull të karrierës së tij dhe të shqyrtojë opsionet e tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll