Sport

“Rashford? Unë nuk jam Harry Potter..."

“Kjo varet nga lojtari. Dhe kur lojtari ka besim, unë fitoj besim edhe në mënyrën tonë të punës”, ka deklaruar trajneri Ten Hag i United.

28 Janar 2023, 16:03 Nga DOSJA
“Rashford? Unë nuk jam Harry Potter..."

ANGLI - Duke pasur parasysh formën e mirë të Marcus Rashford, Erik ten Hag u pyet për punën që bëri me sulmuesin anglez për ta ndihmuar atë të përmirësonte performancën e tij.

“Unë nuk jam Harry Potter, apo diçka e tillë,- nisi duke thënë trajneri i Manchester United, duke tërhequr buzëqeshje nga gazetarët. - Çdo lojtar duhet të gjejë një mënyrë për të fituar besimin dhe ai luftoi dhe investoi në këtë. 

Sigurisht, si unë, ashtu edhe ekipi teknik, ne japim baza, sidomos në mënyrën e lojës dhe kjo i dha rutinat që i nevojiteshin për të arritur në pozicionin e duhur”,- shtoi ai më seriozisht, duke e vënë përgjegjësinë në anën e lojtarit: “Kjo varet nga ai. Dhe kur lojtari ka besim, unë fitoj besim edhe në mënyrën tonë të punës”, ka deklaruar ai.

Rashford, një sulmues 25-vjeçar, ka 18 gola të shënuar dhe pesë asistime në 29 ndeshje, duke qenë një nga arsyet kryesore për sezonin e mirë të Manchester United këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll