Bota

Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia duan të ngjallin frikë

Ministri ka thënë se qëllimi i tyre është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

27 Janar 2023, 22:22 Nga a.l

Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale të

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua me armë zjarri këtë të premte në veri të vendit. Sveçla në reagimin e tij ka thënë se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë që të ngjallin frikë dhe pasiguri duke targetuar zbatimin e ligjit. Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri ka thënë se qëllimi i tyre është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka përfunduar Sveçla.

Policia e Kosovës njoftoi të premten se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare në lokacionin Banjskë – Izvor të Komunës së Zveçanit.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll