Bota

Restorantet i kanë hequr nga menutë, si u bë qepa një luks në Filipine

Shtrenjtimi i qepës ka sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve të tjera të cilat janë të domodoshme. Madje restorantet i kanë hequr nga menutë dhe zyrtarët kanë paralajmëruar që importi i tyre të mos bëhet pa leje të posaçme.

27 Janar 2023, 22:06 Nga a.l
Restorantet i kanë hequr nga menutë, si u bë qepa një luks
Qepa në Filipine

FILIPINE- Mes 9 milionë – 11 milionë dollarë qepë u konfiskuan nga zyrtarët në Filipine vitin e kaluar, sipas mediave lokale. Perimet përbënin 30% të produkteve bujqësore të kontrabanduara. Atualisht qepa është produkti që kushton më shumë se mishi në vendin aziatik dhe është kthyer në luks për shumë konsumatorë.

Rizalda Maunes, pronarja e një picerie në qytetin Cebu, thotë për BBC se më parë blinte 3-4 kg qepë në ditë, sot blen vetëm gjysmë kg, shkruan BBC. 

Edhe klientët tanë na mirëkuptojnë kur nuk i hedhim shumë qepë picave. E dinë situatën, pasi edhe në shtëpitë e tyre e kanë ulur shumë përdorimin e qepës nëpër gatime”, shprehet Maunes.

Shtrenjtimi i qepës ka sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve të tjera të cilat janë të domodoshme. Madje restorantet i kanë hequr nga menutë dhe zyrtarët kanë paralajmëruar që importi i tyre të mos bëhet pa leje të posaçme. Ndërkohë presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe ministër i Bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve “emergjencë kombëtare”.

qepa ne filipine

Sondazh

Poll