Bota

Dosja Mc Gonigal, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Kushdo që nuk i përmbahet betimit, do të mbajë përgjegjësi

Garland thotë se korrupsioni është i papranueshëm. 

27 Janar 2023, 22:06 Nga F.M
Dosja Mc Gonigal, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Kushdo që nuk
Merrick Garland

SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland thotë se çdo punonjës federal bën një betim për të mbështetur Kushtetutën e SHBA dhe për të kryer me besnikëri detyrat. Referuar dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal, Garland thotë se korrupsioni është i papranueshëm. 

“Ne e marrim këtë betim seriozisht dhe do të sigurohemi që kushdo që nuk e përmbush atë betim të mbajë përgjegjës”, u tha Garland gazetarëve.

Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

merrick garland charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll