Bota

Takimet e McGonigal me Ramën, drejtori i FBI-së flet për herë të parë për dosjen: Tregon se agjencia mund të kontrollojë veten

Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

27 Janar 2023, 22:03 Nga F.M
Takimet e McGonigal me Ramën, drejtori i FBI-së flet për
Christopher Wray

SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i FBI, Christopher Wray thotëse ajo që ndodhi me McGonigal tregon se agjencia mund të kontrollojë veten. Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

“Ajo që unë mendoj se akuzat në këtë rast demonstrojnë është gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i mbajtur ata njerëz përgjegjës,” u tha Wray gazetarëve.

Wray shtoi se sjellja e McGonigal “nuk është përfaqësuese e asaj që shoh nga burrat dhe gratë e FBI-së çdo ditë”.

Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

christopher wray charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll