Bota

Dhunoi britalisht të moshuarën në Pejë/ Ende asnjë akt-akuzë ndaj infermieres, avokati: Mund të ketë ikur në Gjermani

Avokati ndër të tjera theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një akt-akuzë ndaj saj. 

27 Janar 2023, 17:57 Nga a.l
Dhunoi britalisht të moshuarën në Pejë/ Ende asnjë
Aurona Pelaj, Minire Nura

PEJË- Aurona Pelaj infermierja që dhunoi britalisht të moshuarën 70- vjeçe Minire Nura në qendërn e azilëve 'Orenda' në Pejë mund të ketë ikur në Gjermani. Kështu është shprehur avikati Meshar Selimaj, i cili ndër të tjera theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një akt-akuzë ndaj saj. 

Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryer hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha ai.

Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor dhe shkaktoi reagime të shumta nga opinioni publik jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur. Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’ e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes. E moshuara që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e ushtarit të UÇK, Taulant Reshat Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë./ Dosja.al

 

dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll