Bota

“Erdogani është një kancer i skenës ndërkombëtare”/ The Washington Examiner “gozhdon” presidentin turk

Pas Economist dhe Stern, një tjetër media ndërkombëtare shpërthen presidentin turk.

27 Janar 2023, 16:24 Nga k.m.
“Erdogani është një kancer i skenës
Recep Tajip Erdogan

SHBA- Një tjetër media ndërkombëtare, Washington Examiner, ka publikuar një artikull në të cilin përdor "gjuhë të ashpër" për presidentin turk Recep Tajip Erdoganin, me rastin e qëndrimit të Ankarasë ndaj basketbollistit turk Enes Kanter. Examiner, në fakt, nuk heziton ta përshkruajë presidentin turk si "një kancer malinj në çështjet botërore, nën të cilin Turqia tashmë po ngre barriera të shumta për harmoninë e skenës ndërkombëtare" dhe i bën thirrje Joe Biden të marrë masa.

"Nëse është e vërtetë që Turqia i ka ofruar 500,000 dollarë Kanterit (Lojtari turk i NBA-së, Enes Kanter), Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione të ashpra kundër Turqisë. Liria tregon të vërtetën. Erdogan është një kancer malinj në çështjet botërore, nën udhëheqjen e të cilit Turqia tashmë po ngre postblloqe të shumta kundër harmonisë së skenës ndërkombëtare”.

“Erdogani është një kancer i skenës

“Diplomatikisht, kjo e pengon Suedinë të anëtarësohet në NATO. Ushtarakisht, ai kreu sulme vrastare në Siri. Dhe ky është vetëm një shembull i praktikave të saj të neveritshme,"-shprehet kolumnisti, duke cituar, në fakt, një artikull të Tom Roganit (edhe në Examiner), i cili argumentonte se vetë Turqia (së bashku me Hungarinë) duhet të përjashtohet nga NATO.

recep tajip erdogan

Sondazh

Poll