Sport

Djali i Michael Jordan dhe ish-gruaja e Scottie Pippen, zyrtarizojnë lidhjen e tyre...

48-vjeçarja dhe 32-vjeçari u fotografuan, duke dalë në një takim së bashku, me personazhin televiziv amerikan, fillimisht kanë këmbëngulur se ata janë thjesht 'miq'.

27 Janar 2023, 10:50 Nga DOSJA

Djali i Michael Jordan dhe ish-gruaja e Scottie Pippen, zyrtarizojnë

SHBA - Ish-bashkëshortja e Scottie Pippen, Larsa dhe djali i Michael Jordan, Marcus  janë zyrtarisht çift. Ish-gruaja e Scottie Pippen, prej më shumë se 21 vitesh para se të ndaheshin në vitin 2018, ka vendosur të ndalojë së fshehuri dhe të konfirmojë lidhjen e saj me djalin e shokut të skuadrës së burrit të saj në Chicago Bulls. 

Në veçanti, Larsa, e cila është nënë e katër fëmijëve, ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një foto, ku pozon me Marcus Jordan, në sfondin e një fanele të madhe të babait të tij legjendar, i cili bëri histori me numrin 23 te Bulls.

Dyshja u panë për herë të pare, duke drekuar së bashku në Miami në shtator dhe më vonë atë muaj... u kapën duke u puthur në Festivalin e Muzikës Rolling Loud.

Djali i Michael Jordan dhe ish-gruaja e Scottie Pippen, zyrtarizojnë

Marcus gjithashtu shoqëroi Larsa në festën premierë të sezonit 5 të Real Housewives of Miami në dhjetor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Larsa Pippen (@larsapippen)

Michael Jordan dhe Scottie Pippen bënë histori së bashku në fushën e basketbollit duke fituar gjashtë kampionate NBA me Chicago Bulls në vitet 1990.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Larsa Pippen (@larsapippen)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Larsa Pippen (@larsapippen)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll