Sport

E VEÇANTE! Një kazake dhe një bjelloruse në finalen e Australian Open...

Finalja e Australia Open për femra do të zhvillohet ditën e shtunë. Për Ribakinan kjo është hera e dytë në finalen e një Grand Slam. Ndërsa për bjellorusen Sabalenka kjo është hera e parë që del në finalen e një Grand Slam.

27 Janar 2023, 10:04 Nga DOSJA
E VEÇANTE! Një kazake dhe një bjelloruse në finalen e

AUSTRALI - E veçantë ajo që ka ndodhur në këtë edicion të turneut Australian Open. Tenistja kazake Elena Ribakina, numri 22 në botë dhe ajo bjelloruse Arina Sabalenka, numri 5 në botë, janë dy finalistet e Grand Slam-it që po zhvillohet në Melburn. Finalja e Australia Open për femra do të zhvillohet ditën e shtunë.

Nëse emri i Sabalenka ishte mes kandidateve kryesore, ai i Ribakinës është deri diku një befasi, por që konfirmon momentin e mirë që po kalon sportistja. Në tri ndeshjet e luajtura deri më tani mes tyre, Sabalenka ka udhëhequr 3-0. Bjellorusja nuk ka humbur asnjë set në këtë turne dhe i ka fituar 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar.

Në gjysmëfinalen e parë, tenistja kazake Elena Ribakina, mundi 2-0 (7-6, 6-2) në një orë e 40 minuta bjellorusen Viktoria Azarenka. Një ndeshje me rivalitet në setin e parë, vendosur në “tie break”, pasi më tej gjithçka u komandua nga Ribakina, fituese e Wembledonit, vitin e kaluar. Për Ribakinan kjo është hera e dytë që del në finalen e një Grand Slam në karrierën e saj.

Avancon më tej edhe bjellorusja Arina Sabalenka, që në gjysmëfinalen e dytë mposhti po 2-0 (7-6, 6-2) rivalen polake Magda Linet, një ndeshje që zgjati një orë e 30 minuta. Edhe kjo sfidë ishte fotokopje e së parës, me rivalitet vetëm në setin e parë dhe më pas bjellorusja fitoi pa probleme. Për Sabalenka kjo është hera e parë që del në finalen e një Grand Slam.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll