Sport

“Kush kërkon ta eliminojë Kahn?”/ Ish-portieri gjerman shoqërohet nga mafiozë, media gjermane jep alarmin

13 Shtator 2019, 14:30 Nga DOSJA
“Kush kërkon ta eliminojë Kahn?”/ Ish-portieri gjerman

GJERMANI– Ish-portjeri legjendar i skuadrës gjermane të Futbollit, Oliver Kahn është parë nën shoqërinë e tre djemve “të fortë.”

Sipas medias gjermane “BILD“, Kahn ruhet nga truproja të “Hells Angels”, duke hedhur dyshimet se po përgatitet për një luftë të ardhshme për pushtet në Mynih.

Sipas “Bild”, dy prej këtyre truprojave janë pjesë e një bande kriminale, të cilët kanë edhe precedentë penalë për sulme, kërcënime. Madje njëri prej tyre është përfshirë edhe në shkëmbim zjarri me grupin “Bandidos” nga qyteti i Këlnit.

Fotot kanë shkaktuar shumë aludime tek mediat vendase, se ndaj kujt po përgatitet që të mbrohej ish-portjeri dhe nëse jeta e tij është në rrezik.

“A është jeta e drejtuesit të ardhshëm të Bajernit në rrezik? Nëse po kush e kërkon të eleminuar Oliver Kahn?”-shkruan “Bild”.

Fotot kanë shkaktuar shumë aludime tek mediat vendase, se ndaj kujt po përgatitet që të mbrohej ish-portjeri dhe nëse jeta e tij është në rrezik.

Prej janarit të vitit 2020, “Titani” do të shërbejë si anëtar i bordit të klubit rekordmen të Gjermanisë, ndërkohë që dy vite më vonë do të zëvendësojë shefin e kësaj strukture, Karl-Hainc Rumenigen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gjermani oliver kahn gjermani oliver kahn

Sondazh

Poll