Bota

Zjarri shpërthen në kishën historike në veri të Londrës, 80 zjarrfikës 'luftojnë' me flakët (VIDEO)

Banorëve, iu kërkua të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura për shkak të sasisë së konsiderueshme të tymit që prodhohej.

27 Janar 2023, 07:39 Nga A.B
Zjarri shpërthen në kishën historike në veri të
Zjarri ne kishe

BRITANI E MADHE- Kisha e futur në listën e trashëgimisë e cila ndodhet në veri-perëndim të Londrës u përfshi nga zjarri. Rreth 80 zjarrfikës u dërguan në Kishën e Shën Markut në Hamilton Terrace, St John's Wood për të shuar flakët.

E gjithë ndërtesa dykatëshe ishte mes flakëve. Banorëve, iu kërkua të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura për shkak të sasisë së konsiderueshme të tymit që prodhohej. Forcat e zjarrëfikësve përdorën tre shkallë, duke përfshirë më të lartën në Evropë me rreth 210 këmbë, si kulla për të shpërndarë ujin në mënyrë të barabartë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan flakët që përfshinin të gjithë ndërtesën dhe dilnin nga dritaret e kishës. 

Shkalla e dëmit mbetet e paqartë, por mendohet të jetë e konsiderueshme. 

Trusti i Kishave Kombëtare e liston Shën Markun si një kishë viktoriane të klasës II, që përmban mozaikë 'mahnitues' të familjes Salviati, si dhe dysheme mermeri e shumë dekorative në kantier.

Kisha anglikane ndodhet pranë Abbey Road Studios dhe Lord's Cricket Ground, dhe ka lidhje me autorin Lewis Carroll dhe djalin e Mbretëreshës Victoria, Princ Leopold. Kisha u shenjtërua në qershor 1847 dhe thuhet se ka gëzuar një "histori të arsimit dhe shoqatave letrare" gjatë historisë së saj.

Kisha aktualisht drejtohet nga famullitarja Kate Harrison, e cila e mori për herë të parë në 2015. 

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: “Dymbëdhjetë makina zjarrfikëse dhe rreth 80 zjarrfikës janë thirrur në një zjarr në kishë në Hamilton Terrace në St John's Wood. I gjithë pallati dykatësh është i djegur. Zjarri po prodhon një sasi të konsiderueshme tymi në zonën lokale dhe banorët këshillohen të mbajnë dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura.

kisha e shën markut në hamilton londer

Sondazh

Poll