Bota

Netflix: Jo më... përdorues "parazitë", “ndalni” shpërndarjen e kodeve

Politika e re, e cila prek rreth 100 milionë përdorues, do të hyjë në fuqi nga marsi.

26 Janar 2023, 20:09 Nga k.m.
Netflix: Jo më... përdorues "parazitë",
Netflix

SHBA- Problemit kronik të përdoruesve që ndajnë fjalëkalimet, Netflix dëshiron t'i japë fund, për të mbajtur të qëndrueshme rrjedhën e të ardhurave në një kohë kur baza e abonentëve ka filluar të tkurret. Testimi për zbatimin e sistemit të ri tashmë ka filluar dhe pritet të zbatohet në të gjithë platformën nga fundi i marsit.

Në një letër drejtuar aksionerëve, kompania tha se ndarja e kodeve është rritur, por do të përfundojë.

"Është një praktikë që “minon aftësinë tonë për të investuar në kompani dhe për ta përmirësuar atë”,"-thotë Netflix.

Kushtet e përdorimit kufizojnë përdorimin e një llogarie brenda familjes (deri në 5 persona), por kompania pranon që përdorimi bëhet në një rreth më të madh. Pjesa arriti në mbi 100 milionë abonentë. Netflix ende parashikon që disa abonentë do të anulojnë abonimet e tyre, por përfundimisht përdorimi do të rritet sepse ata që "huazojnë" llogaritë e njerëzve të tjerë do të hapin të tyret.

Vitin e kaluar, Netflix raportoi se për herë të parë në 10 vjet kishte një humbje në numrin e abonentëve. Në tremujorin e parë të 2022, abonentët ranë me 200,000.

netflix

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2023, 19:33 k.m.

Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

Charles McGonigal FRANCË- Lakmia e Charles McGonigal ishte rënia e tij. Ky ish-hetues i rangut të lartë të FBI-së u arrestua ...