Bota

Mike Pompeo tregoi si i theu derën Erdoganit: Mua më tregoi një video, më rrezikoi shëndetin mendor. Mendova se ia tregoi edhe Pence

Në veçanti, referencat e Pompeos për grushtin e dështuar të 2016 në Turqi dhe kontaktet e tij me zyrtarët turq kanë zemëruar Ankaranë. Pompeo, në librin e tij "Asnjëherë mos jep një inç (njësi matëse): i referohet vizitës së tij në Turqi në vitin 2017 si drejtori i CIA-s.

26 Janar 2023, 20:35 Nga k.m.
Mike Pompeo tregoi si i theu derën Erdoganit: Mua më tregoi një
Recep Tajip Erdogan dhe Mike Pompeo

SHBA- Incidentet nga prapaskenat e kontakteve të tij si Sekretar Shteti gjatë administratës Trump gjenden në librin e ish-sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, si dhe referenca interesante për marrëdhëniet e SHBA me Turqinë. Në veçanti, referencat e Pompeos për grushtin e dështuar të 2016 në Turqi dhe kontaktet e tij me zyrtarët turq kanë zemëruar Ankaranë. Pompeo, në librin e tij "Asnjëherë mos jep një inç (njësi matëse): i referohet vizitës së tij në Turqi në vitin 2017 si drejtori i CIA-s.

Presidenti turk Tajip Erdogan, thotë ai, e ka detyruar të shikojë një video tre orëshe, duke i rrezikuar shëndetin e tij mendor. Dy vjet më vonë, në vitin 2019, ai rrëfen se si gjatë vizitës së tij në Ankara me zëvendëspresidentin Mike Pence, për pak shkoi aq larg sa të thyente derën (e mbyllur) të dhomës ku Pence po takohej me Erdoganin. Presidenti turk kishte kërkuar një takim të shkurtër kokë më kokë me Pence.

Në gjysmë ore Pompeo u përpoq të hynte, por nuk u lejua. Në 50 minuta, ai tentoi të hapte derën për të hyrë në dhomë, por e gjeti të mbyllur.

“Po filloja të shqetësohesha se Erdogan e kishte detyruar Pence të shikonte të njëjtën video tre orëshe”, shkruan ai.

Por shqetësimet e presidentit turk ishin të ndryshme. Zyrtarët amerikanë po përpiqeshin ta bindnin atë se SHBA nuk kishte asnjë lidhje me grushtin e shtetit të vitit 2016 dhe për ta bërë këtë ata madje hapën harta që tregonin se ku ndodheshin ushtarët amerikanë.

Nga ana tjetër, Erdogan nuk e harroi predikuesin Fethullah Gylen, dikur mikun e tij dhe tani armikun e tij. Pompeo shkruan se ai telefonoi vazhdimisht Shtëpinë e Bardhë dhe Trump për të kërkuar ekstradimin e tij, ndërsa protestonte për mbështetjen e SHBA për kurdët. I indinjuar nga kjo mbështetje është shprehur edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erdoganit, Ibrahim Kalin.

Ankaraja e mërzitur

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu iu përgjigj raporteve të Pompeos, duke akuzuar ish-homologun e tij për të pavërteta, gënjeshtra dhe ekzagjerime. Ai gjithashtu e akuzoi atë jo vetëm për mbështetjen e grushtit të shtetit, por edhe për bezdinë që i shkaktoi dështimi. 

recep tajip erdogan mike pompeo

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2023, 19:33 k.m.

Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

Charles McGonigal FRANCË- Lakmia e Charles McGonigal ishte rënia e tij. Ky ish-hetues i rangut të lartë të FBI-së u arrestua ...