Aktualitet

“88% e fëmijëve të zhdukur janë shqiptarë”/ Laburistët në Britani: Trafikohen në ferma kanabisi ose prostitucion. Gazetari: Vijnë me dëshirë (Polemikat)

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar drejtues të ndryshëm të organizatave për mbrojtjen e emigrantëve, duke i konsideruar ato “shokuese dhe të turpshme”. Fjalët e përdorura nga gazetari i BBC janë dënuar edhe nga deputetja laburiste në Britani, Debbie Abrahams.

26 Janar 2023, 23:53 Nga F.M
“88% e fëmijëve të zhdukur janë shqiptarë”/
Emigrantë

BRITANI E MADHE- Shqiptarët janë kthyer sërish në temën kryesore në Britaninë e Madhe.  Një gazetar i BBC Mark Easton ka ngjallur polemika pasi sugjeroi se adoleshentët shqiptarë pranojnë me vullnetin e tyre që të trafikohen, duke u joshur nga premtimet për një vend pune. Gazetari, atë që ka ndodhur e konsideroi një skandal për mosmbrojtjen e fëmijëve, duke nënvizuar se 9 nga 10 minorenë të pashoqëruar në hotelet britanike janë djem shqiptarë.

“Këto djem të rinj trafikohen shpesh, ndonjëherë edhe me dëshirën e tyre. Ata vijnë këtu duhet e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo gjejnë mundësinë për t’u larguar dhe shpesh përfundojnë duke punuar në lavazhe apo ferma të kanabisit,”- tha Easton.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar drejtues të ndryshëm të organizatave për mbrojtjen e emigrantëve, duke i konsideruar ato “shokuese dhe të turpshme”. Fjalët e përdorura nga gazetari i BBC janë dënuar edhe nga deputetja laburiste në Britani, Debbie Abrahams.

“Si mund të thuash se dikush është trafikuar me dashje? Veçanërisht kur je një minoren?”- shtoi Debbie Abrahams.

Sekretarja Yvette Cooper tha se ekziston një “model” i azilkërkuesve të rinj që trafikohen në Britani. Ajo tha se me shumë mundësi janë të njëjtat banda që i sjellin dhe më pas i marrin nga hotelet e Home Office. Cooper tha për BBC: Ne kemi parë raportet e fëmijëve të zhdukur nga hotelet e azilit në Sussex. Këtu ka një model, por askush nuk po e heton siç duhet. Të rinjtë po trafikohen nëpër Kanal dhe më pas në fermat e kanabisit ose në prostitucion.

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve, mes të cilëve 176 janë shqiptarë.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll