Aktualitet

Aksident në Cërrik, përplaset për vdekje nga një automjet këmbësori

Mësohet se rreth orës 19:30, një makinë ka përplasur një person që po kalonte rrugën.

26 Janar 2023, 20:05 Nga k.m.
Aksident në Cërrik, përplaset për vdekje nga një
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik, ku një person ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se rreth orës 19:30, një makinë ka përplasur një person që po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve, viktima është rreth 60 vjeç, por emri i tij ende nuk dihet. Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Elbasan

Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar. Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

aksident ne cerrik

Sondazh

Poll