Aktualitet

Hoxha:Jemi parë në Dubai, Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt

Hoxha tha se për herë të fundit, e ka parë në aeroportin e Dubait.

26 Janar 2023, 21:37 Nga F.M
Hoxha:Jemi parë në Dubai, Dorian Duçka kushëri i Ilir
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje dhe të dhëna lidhur me Dorian Duçka, i cili del si 'Personi B' në dosjen ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se Duçka ishte person që kishte aksese në informacione të rëndësishme edhe për faktin që është djali i hallës së ish-presidentit Meta dhe djali i dajës së ish-Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Hoxha tha se për herë të fundit, e ka parë në aeroportin e Dubait.

“Dorian Duçka është djali i hallës së ish-presidentit Meta dhe djali i dajës së ish-ministres Etilda Gjonaj. Herën e fundit e kam takuar në aeroportin e Dubait, që është linja loë cost. E kam parë atje, nuk e kam takuar.  Është një personazh, i cili ka kryer shumë lobingje edhe në territorin e Shqipërisë edhe jashtë Shqipërisë. Në rastin konkret ai përmendet si përfaqësues i një konglomerati kinez, i cili ka patur akses tek kryeministri.  Sigurisht ai ka marr përsipër disa takime të rëndësishme të Kryeministrit me disa personazhe në perëndim, por me sa shoh kjo mbetet brenda funksionit të tij”, tha Hoxha.

artan hoxha dorian ducka ilir meta etilda gjonaj

Sondazh

Poll