Aktualitet

Artan Hoxha flet për takimin me Agron Nezën: Ishte njeri me lidhje

Hoxha theksoi se deri tani ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, edhe pse është qytetar amerikan.

26 Janar 2023, 21:24 Nga F.M
Artan Hoxha flet për takimin me Agron Nezën: Ishte njeri me lidhje
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ka patur njohje dhe madje është takuar personalisht me Agron Nezën, i njohur si personi A në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se ai ishte njeri me lidhje dhe kontakte, por theksoi se deri tani ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, edhe pse është qytetar amerikan.

“Në informacionin që kam shkëmbyer me të dukej që ishte njeri me shumë kontakte. Se si i merrte dhe i përdorte nuk e di. Aty është arrestuar një shef divizioni në FBI dhe realisht deri tani nuk kemi pasur një akuzë direkte ndaj Agron  Nezaj, i cili nuk është thjesht një qytetar shqiptar, është qytetar amerikan”, tha Hoxha.

artan hoxha agron neza

Sondazh

Poll