Aktualitet

Plagoset një person në Shkodër, autori iu fut në katin e tretë të shtëpisë dhe e qëlloi me thikë, i riu në gjendje të rëndë

Rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta, pasi nuk dihet se si autori ka hyrë në banesën e Troshanit dhe e ka plagosur duke e qëlluar me thikë.

26 Janar 2023, 18:59 Nga F.M
Plagoset një person në Shkodër, autori iu fut në katin e
Urgjenca e Shkodrës

SHKODËR- Bledar Troshani, një qytetar nga Shkodra ka mbetur i plagosur me thikë këtë mbrëmje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të shtëpisë së Troshanit, në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta, pasi nuk dihet se si autori ka hyrë në banesën e Troshanit dhe e ka plagosur duke e qëlluar me thikë.

I plagosuri është dërguar me Urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pritet informacion zyrtar nga Policia e Shkodrës. 

bledar troshani plagosje ne shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll